Misioni
Misioni i Astronik është që të fitojmë respektin dhe besnikërinë e konsumatorit duke ofruar vazhdimisht cilësinë dhe vlerën më të lartë përderisa i shfrytëzojm mundësitë për rritje që bazohen në përparësitë dhe në kompetencat tona.
Të depërtojm dhe udhëheqim në treg duke ofruar jo vetem produkte dhe shërbime kualitative por të ofrojm zgjidhje të dobishme dhe inovative për klientet tanë. Të demostrojmë vullnet dhe dëshirë në punë, të ngrisim rezultatet duke përmbush përgjegjësitë ndaj komunitetit ku bëjmë biznes.
Vizioni
Të udhëheqim tregun e pajisjeve printuese me produktet dhe shërbimet kualitative me përkushtim dhe punë që reflektojnë në vlerat e kompanisë.
Vlerat
Bashkëpunim dhe besim:
-Të punojmë së bashku për të krijuar një kulturë që përfshinë të gjithë dhe e cila është ndërtuar mbi besimin, respektin dhe dinjitetit nga secili për të gjithë.
Suksesi është i të gjithëve:
-Të japim maksimumin për të arritë përsosmërinë në shërbime duke vlerësuar kontributin e secilit punëtorë të anagzhuar, sepse të gjithë janë të rëndësishëm në suksesin e kompanisë tonë.
Mendojmë si klient:
-Produkte dhe shërbime në mënyrë efektive, gjithmonë duke menduar vetëm për të mirën e klientëve dhe gjithmonë duke kërkuar mënyën më të mirë të shërbimit për ta.
Suksesi i klientëve, është suksesi jonë.
Zgjidhje:
-Të ofrojmë zgjidhje, jo produkte dhe shërbime sepse vetem kështu do jemi gjithmonë të zgjedhurit.
Integritet pa kompromis:
-Të jemi gjithmonë të hapur, të ofrojmë të gjitha mundësitë, të përshtatemi ndaj nevojave të klientëve, por gjithmonë të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet tona.
CEO
Çka ofrojmë ne si shërbim për klientët tanë:
– Furnizim me printerë për zyra, printerë multifunksionalë, fotokopje, skanerë, fax dhe printerë të vëllimit të lartë të prodhuesve më të njohur në botë;
– Furnizim me material shpenzues (pjesë, toner, etj.) dhe përkrahje teknike të veprimtarisë suaj që ka të bëjë me shtypin;
– Dhënien me qira të aparateve fotokopjuese (leasing , kontratë ‘click’, etj.);
– Përkrahje teknike, mirëmbajtje të aparateve, dhe gjithçka që ka të bëjë me IT;
– Instalim dhe konfigurim të pajisjeve në rrjete;
– Dërgim të materialeve tuaja për printim të shpejtë, shtyp offset dhe shpërndarjen e tyre;
– Transport falas.