Shitje · Qira · Servisim
Distributor ekskluziv i TOSHIBA TEC Germany
Prishtinë
Partneri i zyrës suaj.
Fotokopje, printerë dhe skanerë nga markat më të njohura në botë, me servis të certifikuar dhe kosto printimi deri në 30% më të ulët.

Video · Në ofertë
Oferta që ia vlen ta shihni.
Ricoh
Ricoh MP C2504ex
Vlen edhe për Ricoh MP C2004ex
Çmimi i rregullt: 500 €Çmimi i ofertës: 385 €Zbritje -23%
Na besojnë
Të gjitha referencat(01)Ofertat aktuale
Oferta që ia vlen t’i shihni.
Pajisje me kushte speciale për një kohë të kufizuar. Kërkoni ofertën sa është aktive.
Shiko të gjitha ofertat(02)Rreth nesh
Rreth Astronik
Astronik nuk filloi nga zero. U ndërtua mbi dekada përvojë, njohuri të thella dhe përkushtim në industrinë e printimit dhe fotokopjimit. Kjo trashëgimi profesionale është themeli mbi të cilin vazhdojmë të zhvillohemi, duke bashkuar ekspertizën e dëshmuar me teknologjinë bashkëkohore për të ofruar zgjidhje të avancuara, shërbim cilësor dhe partneritet të besueshëm për bizneset dhe institucionet në Kosovë.

Teknologji nga Evropa. Cilësi që bën diferencën.
Në Astronik, cilësia fillon që nga përzgjedhja e produkteve. Pajisjet Ricoh i sjellim nga Zvicra, të përzgjedhura për performancë dhe qëndrueshmëri të lartë. Teknologjinë Toshiba e ofrojmë drejtpërdrejt nga Gjermania, si distributor zyrtar, ndërsa tonerët dhe materialet shpenzuese i sigurojmë nga Holanda, si distributor i markës ndërkombëtare Katun.
Por ne ofrojmë më shumë se pajisje. Me përvojë shumëvjeçare, servis profesional dhe furnizim të vazhdueshëm, kujdesemi që biznesi juaj të funksionojë pa ndërprerje.
Astronik – partneri juaj për çdo zgjidhje printimi.
- Viti i themelimit
- 2013Mbi një dekadë në shërbim të bizneseve
- Marka botërore
- 3Toshiba, Ricoh, Katun
- Më pak kosto shtypi
- 30%Deri në kaq, me shërbimet e menaxhuara
- Përkrahje teknike
- 6 ditëE hënë – e shtunë, 08:00 – 17:00
(03)Shërbimet
Gjithçka për printimin. Një partner i vetëm.
Nga pajisjet profesionale dhe materialet shpenzuese, deri te servisi dhe mbështetja teknike, Astronik ofron të gjitha zgjidhjet e printimit në një vend. Përvojë, cilësi dhe përkushtim në çdo hap.
Flisni me një këshilltar- 01
Shitje
Ofrojmë printerë, fotokopjues, pajisje multifunksionale dhe skanerë profesionalë nga markat ndërkombëtare, të përzgjedhur për cilësi, performancë dhe besueshmëri afatgjatë.
- Toshiba
- Ricoh
- Katun
- 02
Dhënie me qira
Pajisje profesionale printimi me qira, pa nevojë për investim fillestar në blerje. Me pagesa të përshtatura sipas nevojave tuaja, mirëmbajtje të rregullt, furnizim me tonerë dhe mbështetje teknike, ju përqendroheni te puna, ndërsa ne kujdesemi për printimin.
- Leasing
- Kontratë click
- Për çdo sektor
- 03
Servisim
Servisim profesional, mirëmbajtje preventive dhe mbështetje teknike për printerë, fotokopjues dhe pajisje multifunksionale. Me teknikë të specializuar dhe përvojë shumëvjeçare, kujdesemi për funksionimin e pandërprerë të pajisjeve tuaja.
- Serviserë të certifikuar
- Ekip në terren
- Çdo markë
- 04
Tonerë dhe pjesë
Ofrojmë tonerë, materiale shpenzuese dhe pjesë rezervë origjinale, si dhe alternativa cilësore për printerë e fotokopjues të markave të ndryshme. Si distributor i markës ndërkombëtare Katun, sigurojmë cilësi, çmime konkurruese dhe furnizim të besueshëm.
- Toner
- Pjesë shpenzuese
- Transport falas
Edhe këto i kemi
Instalim në rrjet
Lidhim dhe konfigurojmë çdo pajisje në rrjetin e zyrës suaj.
Printim i shpejtë dhe offset
Na dërgoni materialet, ne kujdesemi për shtypin dhe shpërndarjen.
Transport falas
Pajisjet dhe materialet shpenzuese ua sjellim pa kosto shtesë.
Kompjuterë dhe laptopë
Kompjuterë, laptopë dhe monitorë për zyrën, nga i njëjti partner.
Smartboard
Ekrane interaktive për klasa mësimore dhe salla mbledhjesh.
Softuer për menaxhimin e printimit
Zgjidhje inteligjente si KDFM për monitorimin e pajisjeve, kontrollin e printimeve, menaxhimin e kostove dhe optimizimin e proceseve të printimit në biznesin tuaj.
(04)Produktet e veçuara
Pajisje që ua rekomandojmë.
Modelet që zgjedhin më shpesh zyrat në Kosovë, për blerje ose qira, me servis dhe tonerë nga ekipi ynë.
Shiko të gjitha produktet- Ofertë

Ricoh
Ricoh MP C307
- Fotokopje multifunksionale
- Me ngjyra
- 30 faqe/min
Shiko detajetÇmimi i rregullt: 350 €Çmimi i ofertës: 250 €Zbritje -29% - Ofertë

Ricoh
Ricoh MP C2504ex
- Fotokopje multifunksionale
- Me ngjyra
- 25 faqe/min
Çmimi i rregullt: 500 €Çmimi i ofertës: 385 €Zbritje -23%Vlen edhe për Ricoh MP C2004ex
Shiko detajet
(05)Markat
Tri marka botërore. Një adresë.
Distributor ekskluziv i TOSHIBA TEC Germany Imaging Systems GmbH që nga viti 2013, si dhe furnitor i aparateve Ricoh, të sjella në Kosovë direkt nga Zvicra, dhe i tonerëve e pjesëve Katun.
Distributor zyrtar

Distributor ekskluziv
TOSHIBA TEC Germany Imaging Systems GmbH
Që nga viti 2013
- 01
Analizë e infrastrukturës
Analizojmë infrastrukturën tuaj të printimit, pajisje për pajisje dhe zyrë për zyrë.
- 02
Monitorim dhe optimizim
Monitorojmë, menaxhojmë dhe optimizojmë ambientin tuaj të shtypit, pavarësisht markave të pajisjeve.
- 03
Më pak pajisje, më shumë punë
Hartojmë një plan për të reduktuar numrin dhe llojet e pajisjeve, duke ju lënë vetëm ato që ju duhen vërtet.
- 04
Zgjidhje proaktive
Identifikojmë dhe zgjidhim problemet e mundshme para se t'jua ndalin punën.
- 05
Më pak ndotje
Ripërdorim i letrës, konsum më i ulët i energjisë dhe më pak gazra serrë.
- 06
Ekip në terren
Përkrahim biznesin tuaj me punëtorët tanë në terren, aty ku ju nevojiten.
- 07
Këshilla të vazhdueshme
Monitorojmë vazhdimisht ambientin e shtypit dhe aplikojmë risi që ju kursejnë kohë dhe para.
- 08
Rrjet dhe cloud
Menaxhim dhe integrim i rrjetit përmes platformave të bazuara në cloud.
- 09
Trajnim i stafit
Trajnojmë ekipin tuaj për një tranzicion të qetë, që të jenë më të kënaqur dhe më produktivë.
(07)Inovacioni
Printo.
Fshij.
Përsërit.
Jemi të parët në vend që aplikuam inovacionin e Toshiba-s për ripërdorimin e letrës: e printoni një faqe, e fshini dhe printoni sërish në të njëjtën fletë. Më pak letër, më pak energji dhe më pak gazra serrë.
- Koha
Më pak pritje te printeri, më shumë kohë për biznesin tuaj.
- Ngjyra
Toner i shpenzuar vetëm aty ku duhet, asnjë pikë më shumë.
- Letra
E njëjta fletë printohet, fshihet dhe printohet sërish.
(08)Procesi
Si e arrijmë gjithë këtë?
Para se të flasim për aparate, flasim për punën tuaj. Çdo zgjidhje fillon me një analizë të sinqertë të mënyrës si printoni sot.
- 01
Dëgjojmë
Analizojmë nevojat e biznesit tuaj dhe mënyrën si printoni sot.
- 02
Llogarisim
I përpunojmë informacionet dhe gjejmë ku po humbet koha, ngjyra dhe letra.
- 03
Propozojmë
Ju ofrojmë zgjidhjen adekuate: blerje, qira ose shërbim të menaxhuar të shtypit.
- 04
Përkrahim
Instalojmë, trajnojmë dhe ju qëndrojmë pranë me serviserë të certifikuar.
Premtimi ynë
“Ne jemi afër klientëve. E gjithë kjo ju kursen para dhe kohë, kohë që e përdorni për biznesin tuaj.”
(09)Misioni dhe vlerat
Suksesi i klientëve është suksesi ynë.



(11)Kontakti
Le ta ulim koston e printimit tuaj.
Na tregoni si printoni sot dhe ne ju propozojmë zgjidhjen që ju kursen kohë, ngjyrë dhe letër. Ose thjesht na telefononi, jemi aty.
- Zyra, WhatsApp dhe Viber
- +383 45 504 300Shkruani në WhatsAppShkruani në Viber
- info@astronik.net
- Adresa
- Logreta, Hajvali
Prishtinë, Kosovë - Orari
- E hënë – E shtunë
08:00 – 17:00












